
Në media u publikuan disa inçizime ndërmjet shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës dhe deputetit të Listës Serbe, Slavko Simiq.
Lidhur me këto video-incizime ka folur për Front Online deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi.
Ajo tha se biseda mes Kusari-Lilës dhe Simiqit është bërë me direktiva të Kurtit.
Deputetja e PDK-së thotë se deputetët e LVV-së nuk kanë guxim të flasin pa lejen e kryeministrit.
Musliu-Shoshi tha se shefja e GP të VV-së duhet të jap përgjegjësi.
“Këto përgjime nuk janë vetëm të Kusari-Lilës siç po provon LVV ta shtyjë përpara këto qëndrime që u shfaqën përmes përgjimeve që janë më direktiva të Kurtit. Në asnjë mënyrë Kusari-Lila dhe asnjë deputet i kësaj partie nuk ka guxim që të flas e të jep mendim të lirë e lërë bë të bisedojë me një përfaqësues të Listës Serbe. Kusari-Lila duhet të jap një përgjegjësi se e dimë që është vepër penale nëse kontakton me dikë që është në përndjekje nga vetë shteti”, përfundoi deputetja e PDK-së.