Rritet numri i ngacmimeve seksuale krahasur me vitin e kaluar

12:14 | 27 Korrik 2023
rritet-numri-i-ngacmimeve-seksuale-krahasur-me-vitin-e-kaluar

Numri i rasteve të ngacmimeve seksuale ka pësuar rritje sa i përket gjashtë muajve të parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Në statistikat e policisë, dhënë Gazetës Express thhet se në periudhën janar-qërshor 2022 kanë ndodhur 38 raste të ngacmimit seksual.

Ndërsa në periudhën janar-qershor 2023 kanë ndodhur 42 raste të ngacmimit seksual, apo 4 raste më shumë sesa në vitin 2022.

Policia nuk ka dhënë detaje se sa persona janë arrestuar për këto raste, e as për gjininë dhe moshën e viktimave.

Komento: