Kryeziu-Hyseni: Një koordinim si i Osmanit, Konjufcës e Kurtit nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë

17:42 | 27 Korrik 2023
kryeziu-hyseni:-nje-koordinim-si-i-osmanit,-konjufces-e-kurtit-nuk-ka-ekzistuar-asnjehere-me-pare


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni ka folur për Front Online lidhur me veprimet në veri të kryeministrit Kurti.

Deputetja thotë se çdo veprim të Kurtit e mbështetë.

Sipas saj, qëndrimet e kryeministrit në veri kanë qenë në të mirën e qytetarëve.

“Ka pasur qëndrim të drejtë të Kurtit të bazuar në atë çka ne mendojmë që është më e mira për qytetarët, jam në pajtim me çdo veprim që kryeministri e ka bërë deri më tani dhe e mbështes mënyrën se si ai e përcjellë procesin e dialogut dhe si po e përfaqëson Kosovën ashtu edhe Bislimi”.

“Vuçiq në të kaluarën nuk është mësuar që të ketë përpara në tavolinë një përfaqësues të Kosovës  që nuk pranon të veprojë sipas kërkesave që ai ka siç ka vepruar në të kaluarën se në të kaluarën nuk kemi parë që ka pasur vështirësi për Vuçiqin. Fatkeqësisht i kanë pranuar në vazhdimësi përfaqësuesit tanë në dialog nga qeveritë e së kaluarës por e ka të vështira tani me Qeverinë Kurti”, tha ajo. 

Deputetja Kryeziu-Hyseni ka komentuar edhe qëndrimet e presidentes dhe kryeparlamentarit karshi situatës në veri.

Ajo thotë se opozita nuk po pajtohet me koordinimin e krerëve institucional.

Kryeziu-Hyseni tha se një koordinim si i Osmanit, Konjufcës e Kurtit nuk ka ekzistuar asnjëherë.

“Koordinimi në mes të krerëve institucional në vendin tonë është shumë i nevojshëm në këtë moment është qëndrim mëse i duhur. Opozita mund të mos pajtohen por nuk e kemi parë që kanë ndonjë qëndrim tjetër që do të mund ta përshpejtonte këtë proces se do ta kishin përmbyll në kohën kur kanë udhëhequr. Një koordinim i tillë nuk ka ekzistuar në të kaluarën tani opozitës po i pengon por kjo po e forcon qëndrimin tonë si shtet dhe po tregon që ne jemi të gatshëm të qëndrojmë prapa asaj dhe këtë po e konfirmon presidentja, kryeministri e krye-parlamentari”, theksoi ajo. 

Komento: