Rritet koha e pritjeve për të dalë nga Merdarja, mërgimtarët po presin deri në dy orë

22:07 | 13 Gusht 2023
rritet-koha-e-pritjeve-per-te-dale-nga-merdarja,-mergimtaret-po-presin-deri-ne-dy-ore

Pritjet për të dalë në pikën kufitare tokësore në Merdarë aktualisht janë një orë e gjysmë deri në dy orë.

Ndërsa kolonat e veturave në këtë pikë kufitare, sillet 500-600 metra.

Kurse në Muçibabë pritjet po shkojnë në 40 minuta, ndërsa gjatësia e kolonave aty është deri në 250 metra.

Daljet nga Dheu i Bardhë momentalisht janë 20 minuta.

Në tjerat pika kufitare situata është më e qetë, ku hyrje-daljet shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.

Komento: