Nagavci: Viti i ri shkollor fillon më 1 shtator, risi pushim vjeshtor

13:04 | 15 Gusht 2023
nagavci:-viti-i-ri-shkollor-fillon-me-1-shtator,-risi-pushim-vjeshtor

Ministrja e Arsimit, Shkencës , Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për media.
Kjo konferencë është mbajtur vetëm pak ditë para fillimit të vitit të ri shkollor 2023/24.

Ajo ka konfirmuar se viti i ri shkollor do të fillojë më 1 shtator, teksa përmendi se risi do të jetë pushimi vjeshtor e po ashtu ka theksuar se tashmë do të ketë edhe pushim vjeshtor.

“Kemi finalizuar kalendarin vitit ri shkollor 2023/24. Sipas udhëzimit administrative, viti ri shkollor fillon më 1 shtator. Risi është se do të kemi edhe pushimi vjeshtor, në mënyrë që të kemi balancim mes ngarkesës së fëmijëve gjatë gjithë vitit të ri shkollor”.

Ndërsa sa i përket reagimit të Asociacionit të Komunave për vonesat në shpërndarjen e teksteve shkollore, ministria tha se në fund të kësaj jave do të bëhen të ditura të gjitha detajet për këtë proces.

Komento: