Arrestimi i Mujecit, flet Xhavit Haliti: Pasojat politike do t’i bartë “Vetëvendosje”

11:42 | 16 Gusht 2023
arrestimi-i-mujecit,-flet-xhavit-haliti:-pasojat-politike-do-t’i-barte-“vetevendosje”

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar arrestimin e asamblistit të “Vetëvendosjes”, Besnik Mujecit, i cili ishte zënë me 11 mijë doza drogë në Tiranë, duke thënë se pasojat politike të këtij rasti do t’i bartë partia që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Megjithatë, sipas tij, ky rast është zmadhuar shumë.

“Këtë rast e kanë zmadhuar sikur të ishte kryeministri i Kosovës e jo vetëm asamblist. Rasti nuk ka detaje shumë, nëse është protagonistë i drogës duhet të jap llogari penalisht para Gjykatave dhe pasojat politike do t’i bartë LVV-ja”, ka deklaruar Haliti për Front Online.

Sa i përket fotografive të Mujecit të postuara në rrjetet sociale me drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, përfshirë këtu kryeministrin Kurti, ministrin e Brendshëm Sfeçla, Haliti ka thënë se fotot e tilla tregojnë më shumë dashuri dhe respekt të ndësjelltë. /Front Online/

Komento: