Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që u kap me afro 60 kilogramë kanabis

16:13 | 16 Gusht 2023
kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuarin-qe-u-kap-me-afro-60-kilograme-kanabis

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur në Gjykatën Themelore, kërkesë për caktimin e paraburgimit  kundër të dyshuarit E.A. pasi i njëjti dyshohet se ka poseduar afro 60 kilogramë kanabis.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të ndaluarin E.A., mbahet sot para gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i  dyshuari E.A., prej datës të pacaktuar e deri me datë 15.08.2023 në fshatin Vajnikë – komuna e Skenderajt,  në shtëpi dhe objektet përcjellëse, me qëllim shitje apo shpërndarje,  pa autorizim ka  poseduar substanca narkotike të llojit marihuanë, me peshë të tërësishme prej 59 kilogramë e 973 gramë”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Komento: