Selmanaj: Dita e 50-të që Kosova është nën sanksionet e BE-së, populli s’e meriton këtë

21:11 | 17 Gusht 2023
selmanaj:-dita-e-50-te-qe-kosova-eshte-nen-sanksionet-e-be-se,-populli-s’e-meriton-kete

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se sot është dita e 50-të që shteti i Kosovës është nën sanksionet e BE-së.

Selmanaj tha se nuk po flitet për Korenë e Veriut, Rusinë, Bjellorusinë, Venezuelën a Kubën, por për Kosovën, të cilën ai e quajti projekt të mbështetur nga aleanca euro-atlantike.

“Regjimet dhe logjikat autoritare duhet të mbesin relikte të së kaluarës. Kosova nuk e meriton këtë qeveri dhe qeverisje. Populli i Kosovës nuk e meriton këtë ndëshkim”, shkroi Selmanaj.

Kujtojmë se Bashkimi Evropian i ka vënë masa Kosovës, pasi thanë se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me ta në lidhje me veprimet e fundit në veri të vendit.

Komento: