Këto janë temperaturat për të premten

23:38 | 17 Gusht 2023
keto-jane-temperaturat-per-te-premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat vonë pasdite dhe në mbrëmje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht ngra drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C. /Front Online

Komento: