Nacionale: Aksion i policisë në restorantin “Bukë e zemër”, pronë e njeriut të Kurtit

07:58 | 18 Gusht 2023
nacionale:-aksion-i-policise-ne-restorantin-“buke-e-zemer”,-prone-e-njeriut-te-kurtit

Gazeta Nacionale raporton se një aksion i Policisë është zhvilluar sot në restorantin “Bukë e zemër”.

Sipas këtij mediumi, ky restorant është pronë e një personi i cili është i afërt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Me mëngjes Policia e Kosovës ka zbarkuar në restorantin Bukë e Zemër. Restorant pronë e Ridvan Muharremit, njeri i afërt i kryeministrit Kurti”, shkruan Nacionale.

“Aksioni vjen pas publikimit të incizimeve nga Nacionale, për skandalin e grurit dhe vajit”, thuhet tutje.

Front Online ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione rreth këtij rasti dhe është në pritje të përgjigjes.

Komento: