Çka është meningjiti dhe cilat janë pasojat e tij? Flet infektologu Arben Vishaj

08:59 | 19 Gusht 2023
cka-eshte-meningjiti-dhe-cilat-jane-pasojat-e-tij?-flet-infektologu-arben-vishaj


Ministria e Shëndetësisë e Kosovës (MSH) u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar dhe kontroll të vazhdueshëm të ujit të pijes, për shkak të një rritje të rasteve me meningjit gjatë dy muajve të fundit.

Infektologu Arben Vishaj ka sqaruar se çka është kjo sëmundje.

“Meningjiti është sëmundje akute ngjitëse, e cila shkaktohet nga bakteriet dhe virueset. Në momentin kur organizmi bie në kontakt me virusin, virusi përmes portës hyrëse, futet në gjak, ka mundësi të invadojë në cipa trunore, duke shkaktuar pezmatim të cipave trunore, për pasojë vjen deri te rritja e shtypjes intrakarniale”, pohoi Vishaj.

Me çfarë simptoma përballën të infektuarit me meningjit.

“Njerëzit që infekothen kanë kokëdhimbje, vjellje, lodhje, marramendje, humbje të oreksit dhe në disa raste humbje të vëtëdijes, por në disa rasteë shumë shumë të renda mund të shkaktojnë fatalitet”, sqaroi Vishaj.

Komento: