Përditësohen të dhënat, në këtë pikë kufitare pritjet janë me të gjata

12:13 | 20 Gusht 2023
kolona-ne-dy-pika-kufitare-ne-hyrje-te-kosoves

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për fluksin në pikat kufitare.

Aktualisht më së shumti pritje ka në Merdar, 140-160 minuta.

Ndërsa te Dheu i Bardhë pritjet po zgjasin deri në 30 minuta, e në Muçibabë e Mutivodë po zgjasin deri në 10 minuta.

Në Jarinjë pritje ka deri në 20 minuta.

Në pikat tjera gjendja është e qetë, nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Komento: