PDK e paditë për shpifje deputetin e VV-së Artan Abrashi

16:41 | 30 Gusht 2023
pdk-e-padite-per-shpifje-deputetin-e-vv-se-artan-abrashi

Partia Demokratike e Kosovës ka përgatitur padi për shpifje ndaj deputetit të Vetëvendosjes Artan Abrashi i cili sot në faqen e tij në rrjete sociale ka ngritur akuza të pabazuara, duke u përpjekur ta ndërlidhë deklaratën e përfaqësuesit të Organizatave të Dala nga Lufta, Faton Klinaku, si qëndrim të PDK-së.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta kaloj pa veprime një shpifje të tillë.

“PDK tashmë ka përgatitur padinë për shpifje ndaj deputetit Artan Abrashi, e cila do t’u dorëzohet organeve të drejtësisë. Me shpifje të tilla do të merret vetëm drejtësia dhe ne presim që të gjithë, pa përjashtim, edhe zyrtarët publikë, të marrin dënimin e merituar”, tha Gjoshi.

Megjithatë, Gjoshi tha se asnjë deklaratë e tillë, e pabazuar dhe shpifëse, nuk do të arrijë të mbulojë humnerën në të cilën ka rënë ky pushtet – përmes aferave të vazhdueshme abuzive dhe korruptive.

“Koordinimin me kriminelët serbë, vjedhjen e rezervave shtetërore, hajninë me energjinë, trafikimin e lëndëve narkotike dhe keqqeverisjen  – nuk kanë më fuqi dhe kredibilitet, as moral e as politik, që ta mbrojë askush – aq më pak një deputet i Kuvendit i cili është rekordmen i vjedhjes së meditjeve për udhëtime – pa i bërë fare ato”, tha Gjoshi.

Komento: