Vuçiq: Mund të rrinim 10 orë në takim me Lajçakun por nuk do gjenim zgjidhje për ringjalljen e dialogut

14:15 | 31 Gusht 2023
vuciq:-mund-te-rrinim-10-ore-ne-takim-me-lajcakun-por-nuk-do-gjenim-zgjidhje-per-ringjalljen-e-dialogut

Vuçiq i pyetur nga gazetarët nëse dje ka dëgjuar ide të reja nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, për çështjen e ringjalljes së dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq thotë se ka shumë ide, por se zgjidhjet po mbarojnë.

“Mund të rrinim 10 orë dhe të flisnim, por kam frikë se nuk do të gjenim zgjidhje. Kështu është kur flet me njerëz që nuk duan zgjidhje, që duan vetëm të dëmtojnë serbët e Kosovës .Dëshira e Kurtit është të dëbojë serbët nga Kosova, si është dëshira e të gjitha shteteve të dalura nga Jugosllavia”, tha Vuçiq./FrontOnline/

 

Komento: