
Dogana e Kosovës, sot ka zhvilluar një aksion në pesë barnatore të Prishtinës.
Njësiti i Doganës së Kosovës, ka njoftuar se kanë ushtruar kontrolle në pesë lokacione të ndara në Prishtinë me qëllim të verifikimit të mallrave të mundshme të kontrabanduara.
Gjatë këtij aksioni janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme, më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve, thuhet në njoftim.
Komunikata e plotë:
Prishtinë 31 gusht 2023, Njësit Doganës së Kosovës, sot kanë ushtruar
Bazuar në informatat e marra nga rrugët operative, njësit e doganës kanë koordinuar një aksion në këto pesë lokacione. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tri lokacione ku u zbuluan mallra pa banderola, të fshehura në hapësira të ndryshme. Mallrat e kontrabanduara janë konfiskuar menjëherë dhe proceset ligjore kundër personave të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme kanë filluar.
Malli i gjetur përbëhet prej më shumë se 350 lloje të ndryshme të medikameteve. Procedurat ligjore do të vijohen për të hetuar dhe ndjekur penalisht personat e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme të kontrabandës së medikamenteve.