Arrestohen tre persona për sulm ndaj dy të tjerëve në Pejë

09:09 | 02 Shtator 2023
arrestohen-tre-persona-per-sulm-ndaj-dy-te-tjereve-ne-peje

Janë arrestuar tre persona në Pejë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Njëra nga viktimat ka marrë trajtim mjekësor pas ngjarjes që ka ndodhur të enjten mbrëma.

“Janë arrestuar tre (3) të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se fillimisht kanë sulmuar fizikisht njërin nga viktimat mashkull kosovar e më pas kanë sulmuar dhe e ka kanosur edhe viktimën tjetër i cili ka  tentuar që t’i ndajë. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online

 

Komento: