
Një femër në Rahovec ka raportuar në Polici se bashkëshorti i saj i ka shkaktuar dhunë psikike, fyerje dhe kanosje.
Policia, përmes raportit 24 orësh bën të ditur se palët janë intervistuar, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 01.09.2023-19:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë psikike , fyerje dhe kanosje. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online