Ndalohet mjeku në QKUK, dyshohet për marrje të ryshfetit

12:34 | 04 Shtator 2023
ndalohet-mjeku-ne-qkuk,-dyshohet-per-marrje-te-ryshfetit

Prokuroria e Prishtinës ka urdhëruar ndalimin e një një mjeku në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ai dyshohet se ka pranuar ryshfet në cilësinë e mjekut.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka urdhëruar ndalimin e personit me inicialet S.D., në cilësinë e mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, sipas KPRK-së. Prokuroria në koordinim me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë çështje penale”, njofton kjo prokurori.

Komento: