Arifi: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fytyrë dhe nuk ka pas kurrë

12:51 | 04 Shtator 2023
arifi:-levizja-vetevendosje-nuk-ka-fytyre-dhe-nuk-ka-pas-kurre


Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi në një intervistë për Front Online kur është pyetur se a ka argument Lëvizja Vetëvendosje të flet për qeverisje me duar ta pastra në zgjedhjet e ardhshme, ka thënë se këta nuk kanë e as nuk kanë pasur kurrë fytyrë.

Sipas tij, kjo parti nuk i ka ofruar asnjëherë perspektivë të ndritur popullit të Kosovës

“Është krijuar një farë fryme, përkrahje e Lëvizjes Vetëvendosje ku edhe të keqes po i thuhet e mirë. Sa i përket fytyrës nuk besoj se kanë fytyrë dhe nuk kanë pas kurrë, as kur është në pyetje korrupsioni, as kur është në pyetje patriotizmi, as kur është në pyetje atdhedashuria e as e ardhmja e vendit. Kurrë një perspektivë të ndritur popullit të Kosovës Lëvizja Vetëvendosje nuk ia ka ofruar, por e kanë gjet një momentum të pakënaqësisë qytetarë me partitë e mëparshme dhe tash Kosova po shihet qartë veç ka filluar, por do të paguajë shumë, shumë shtrenjtë qeverisjen e tyre”, është shprehur Arifi./Front Online

Komento: