Nipi i Bahri dhe Fahri Fazliut pas bastisjes: Erërat lëkundin degët, por trungun jo

15:22 | 12 Shtator 2023
nipi-i-bahri-dhe-fahri-fazliut-pas-bastisjes:-ererat-lekundin-deget,-por-trungun-jo

Pas bastisjes disa orëshe të banesës së familjes së dy heronjve Bahri dhe Fahri Fazliu nga Eulex, ka reaguar nipi i tyre Fahriu.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai është shprehur se do ta “përballojnë këtë fortunë”.

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Kujtojmë se sot në orët e para të mëngjesit Eulex ka bastisur banesën e familjes Fazliu, nga ku edhe janë marrë disa dokumente, por nuk dihet për cilin rast.

Postimi i plotë i nipit të dy heronjve pa ndërhyrje:

Do t’i përballojmë edhe kësaj fortune!

Ballëhapur, kokëlart dhe gjithmonë krenar me të kalurën tonë të lavdishme!🇦🇱

“Erërat lëkundin degët, por trungun jo”🇦🇱

Lavdi gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit.

Respekt për gjithë luftëtarët e lirisë!/Front Online

Komento: