Gjykata jep detaje për lirimin e Nagip Krasniqit: I ndalohet t’i afrohet objektit të KEK-ut

16:16 | 15 Shtator 2023
gjykata-jep-detaje-per-lirimin-e-nagip-krasniqit:-i-ndalohet-t’i-afrohet-objektit-te-kek-ut


Është liruar nga paraburgimi ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës të Prokurorisë Speciale të Kosovës është aprovuar kërkesa e prokurorisë nga ana e gjykatës dhe të pandehurit i ndërpritet masa e paraburgimit menjëherë dhe i caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar. Të pandehurit i ndalohet të ofrohet në afërsi prej 50 metra objektit të KEK-ut dhe personave që janë të punësuar në korporatë”, ka thënë ajo./Front Online

Komento: