Kishte rrëmbyer me forcë një femër, arrestohet i dyshuari

22:31 | 15 Shtator 2023
kishte-rrembyer-me-force-nje-femer,-arrestohet-i-dyshuari

Arrestohet një i dyshuari, i cili me forcë kishte rrëmbyer një femër dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Përmes një njoftimi për medie, Policia e Kosovës, Rajoni i Gjakovës bën të ditur se ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili kishte rrëmbyer forcërisht një femër dhe që kishte ikur në një drejtim të panjohur.

“Sot me datën 15.09.2023 rreth orës 15:20, Stacioni Policor në Gjakovë ka pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë kishte tërhequr me forcë një grua nga një taksi dhe e kishte futur në veturën e tij dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Pa humbur kohë është filluar me mbledhjen e informatave dhe pas një procesi operativ dhe hetimor është arritur të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari me inicialet M.U., mashkull kosovar, i lindur në vitin 1987, mbi dyshimin se kishte privuar nga liria viktimën (femër e moshës madhore) dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje, bëhet e ditur se viktimës iu është ofruar ndihma mjekësore dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit i dyshuari është ndalur në mbajtje, si dhe është iniciuar rasti: “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Privimi i kundërligjshëm i lirisë”.

Komento: