Digjet një shtëpi në Vushtrri, dyshohet për shkak të problemeve me rrymë

12:10 | 16 Shtator 2023
digjet-nje-shtepi-ne-vushtrri,-dyshohet-per-shkak-te-problemeve-me-rryme

Policia e Kosovës ka njoftuar se është djegur një shtëpi në Bajskë të Vushtrrisë.

Në raportin policor thuhet se rasti ka ndodhur të premten në ora 16:00, ndërkaq dyshohet për shkak të problemeve teknike me energji elektrike.

Njësitet policore dhe zjarrfikësi kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin./Front Online

Komento: