Pioli zbulon se çfarë iu thanë drejtuesit e Milanit në dhomat e zhveshjes pas humbjes nga Interi

18:44 | 17 September 2023

Pas humbjes së madhe ndaj Interit, drejtuesit e Milanit iu bashkuan skuadrës në dhomat e zhveshjes.

Gjatë konferencës së tij për shtyp pas ndeshjes, Stefano Pioli zbuloi se çfarë thanë ata.

Ishte një humbje poshtëruese për kuqezinjtë në derbin e djeshëm dhe lojtarët ishin dukshëm të zhgënjyer pas fishkëllimës së fundit. Në dhomat e zhveshjes, skuadrës iu bashkua edhe drejtuesit e Milanit.

Duke folur në konferencën për shtyp pas ndeshjes, siç citohet nga MilanNews, Pioli është pyetur për prezencën e drejtuesve. Ai ka thënë se kanë ofruar mbështetjen e tyre pas një ndeshjeje të vështirë.

“Menaxhmenti ishte aty për të na mbështetur, ne nuk mund të shkojmë në shtëpi me kokën lart,” tha ai, përcjell ORAinfo.

Milani do të përballet me Newcastle në Ligën e Kampionëve të martën dhe do të duhet të zhvendosë fokusin në atë ndeshje menjëherë.

Megjithatë, mund të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, duke pasur parasysh se sa do të thotë derbi në qytet.

Rikthimi me fitore do të ishte një sinjal i rëndësishëm jo vetëm nga lojtarët, por mbi të gjitha nga Pioli, i cili është kritikuar shumë që nga mbrëmë. /ORAinfo/

Komento: