Kosova dhe Maqedonia e Veriut nga sot me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

16:46 | 18 Shtator 2023
kosova-dhe-maqedonia-e-veriut-nga-sot-me-pika-te-perbashketa-te-kalimit-kufitar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenë pika të përbashkëta të kalimit kufitar.

“Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”, ka njoftuar Sveçla.

 

Komento: