Reagon AGK: Deklaratë e rrezikshme dhe e papranueshme e zv/kryeministrit Bislimi kundër medieve të Kosovës

17:57 | 18 Shtator 2023
reagon-agk:-deklarate-e-rrezikshme-dhe-e-papranueshme-e-zv/kryeministrit-bislimi-kunder-medieve-te-kosoves

Pas deklaratave të zv/kryeministrit, Besnik Bislimi kundër medieve të Kosovës, ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës(AGK).

AGK, i quan të rrezikshme këto deklarata si dhe ka kërkuar nga Qeveria të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre.

“Deklaratë e rrezikshme dhe e papranueshme e zv/kryeministrit Bislimi kundër medieve të Kosovë. Jo për herë të parë, zv/kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, që udhëheq me negociatat me Serbinë, Besnik Bislimi ka sulmuar mediet kosovare, duke e bërë akuzën e rrezikshme se ato “financohen nga Serbia”, thuhet në reagimin e tyre.

“AGK-ja, e dënon ashpër këtë gjuhë të papranueshme të njeriut të dytë të Qeverisë, dhe vë në pah se kur vjen nga niveli më i lartë i pushtetit vë në rrezik serioz, edhe fizik gazetarët e medieve kosovare. Qeveria Kurti duhet të ndalojë së sulmuari mediet kosovare, dhe të lejojë ato ta bëjnë punën e tyre, duke përfshirë komponentin shumë të rëndësishëm të mbajtjes përgjegjës të pushtetit”, thuhet më tutje.

Postimi i plotë:

Komento: