
Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, deklaroi në “Pressing” në T7 se ministrat e Qeverisë Kurti po sillen sikur të ishin ministra të partisë dhe jo të Kosovës.
Daut Haradinaj tha se kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, 44 herë i ka shkruar ministrit të Kurtit, emrin e të cilit nuk e përmendi, por tha se rajonet nuk duhet të diskriminohen.
Ai tha se komunat duhet trajtuar në mënyrë të barabartë.
“Ministri del thotë nuk do të ketë autostradë në Dukagjin”, u shpreh ai.