
Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, gjatë qëdnrimit ne New York ka bërë bashkë gjashtë presidentët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Aty është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, por edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq. Kosova dhe Serbia janë në një ngërç të dialogut tash e një kohë.
Për këtë të martën në Facebook, ka shkruar Bajram Begaj, presidenti i Shqipërisë.
Ai ka thënë se “zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon”.
”Zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe rikthimi te dialogu midis dy vendeve është garanci për sigurinë në rajon. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, ka shkruar Begaj.