
Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim për suspendimin e menjëhershëm nga puna të tri punëtorëve të këtij institucioni parashkollor, “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj
“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, ka thënë ajo për Front Online.
Ndërsa, ka treguar se ndaj drejtoreshës inspektorati ka obligua,r Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore
“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, ka thënë Kutleshi-Maliqaj, për Front Online.
Keqtrajtimi i trevjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ka bërë që Prokuroria Themelore e Prishtinës të kërkoj caktimin e paraburgimit ndaj dy edukatoreve dhe kuzhinieres./Front Online