
Deputeti i PDK-së, RashitQalaj thotë se policia e Kosovës duhet të patrullojë në veri të vendit, e jo KFOR-i e Eulex-i.
Ai thotë që politika e gabuara të Qeverisë Kurti po pengon rritjen e numrit të policëve të ne veri të Kosovës.
“Unë nuk dua as t’i shoh KFOR-in dhe Eulexin në veri vendit, për mua esenciale është që Policia e Kosovës të patrullojë në veri dhe të menaxhojë me situatën e sigurisë, edhe pse e dimë tani që si pasojë e veprimeve të pamatura të kësaj qeverie, njësia speciale e Policisë së Kosovës e ka të pamundur pa lejen e KFOR-it që të operojë në veri, mendoj që është një gabim. Mendoj që politikat e gabuara të Qeverisë Kurti kanë deeskaluar situatën atje, dhe po ashtu kanë pamundësuar që Policia e Kosovës që tash e tutje të veprojë e lirë, siç ka vepruar gjithmonë në veri”, u shpreh ai për Front Online.