“MPJD-ja fshiu aktivitetet e ministrave paraprakë”, sqarohet ministria e Gërvallës

13:32 | 20 Shtator 2023
“mpjd-ja-fshiu-aktivitetet-e-ministrave-paraprake”,-sqarohet-ministria-e-gervalles

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se pas pretendimeve se kjo ministri ka fshirë historikun, fotografitë dhe aktivitetet e ministrave paraprakë, kjo u bë për shkak të ridizajnimit të faqes.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, MPJD-ja tha se faqja zyrtare është në proces të përditësimit të informacioneve.

“Lidhur me këtë, në uebfaqe është i shkruar njoftimi ku thuhet (pjesa e fundit me ngjyrë të verdhë): ‘Uebfaqja e re është duke u pasuruar me përmbajtje dhe veçori të reja, përmbajtja e vjetër do të shërbehet shumë shpejt tek arkivi.mfa-ks.net’”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së./Front Online

Komento: