Szunyog: Parashikohet zgjerimi i BE-së nga 27 në 37 vende, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën

15:21 | 20 Shtator 2023
szunyog:-parashikohet-zgjerimi-i-be-se-nga-27-ne-37-vende,-duke-perfshire-ballkanin-perendimor-dhe-ukrainen

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, tha se BE-ja parasheh një zgjerim të madh, nga 27 shtete anëtare në 37, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Ukrainën.

“Europa tani po përballet me një sfidë, luftën në Ukrainë. Ne kërkojmë zgjerimin e BE-së nga 27 vende anëtare në 37. Ka një hendek ekonomik midis rajonit dhe Evropës, i cili nuk është mbyllur në 10-15 vitet e fundit. Vendet e Ballkanit duhet të punojnë më shumë në këtë aspekt në mënyrë që të jenë pjesë e BE-së në vitin 2030,” tha Suniog në panelin e dytë “Lufta në Ukrainë dhe zgjerimi i BE-së: Paneli diskutimi mbi formësimin e së ardhmes”, i cili u mbajt si pjesë e Samitit të Paqes.

Szunyog vëren se zgjerimi i BE-së është bërë edhe më i rëndësishëm pas agresionit rus në Ukrainë./FrontOnline/

 

 

Komento: