
Një aksident mes veturës dhe motoçikletës ka ndodhur sot në Prishtinë.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Si pasojë e aksidentit ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.
“Sot rreth orës 15:00 në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti./Front Online