Gashi: Presidentja nuk i beson Prokurorisë

21:00 | 17 Tetor 2023
gashi:-presidentja-nuk-i-beson-prokurorise

Avokati Tom Gashi, ka thënë se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk i beson Prokurorisë.

“Presidentja Osmani ka deklaruar se ka marrë kërcënime, çfarëdo lloj që ato kanë qenë edhe për shkak të mosdekretimit të kandidatit të KPK-së. Këto kërcënime ka deklaruar ajo se nuk I ka deponuar ende sepse është e thjeshtë se nuk i beson këtij institucioni, respektivisht kësaj Prokurorie”, ka thënë Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas Gashit, kjo situate është tepër e rëndë dhe se nuk është normale që presidentja të merr kërcënime.

Gashi ka thënë tutje se këto kërcënime janë serioze.

Komento: