
Për qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti karshi Asociacionit ka folur për Front Online ish-bashkpartiaku i Kurtit, Visar Ymeri.
Ai tha se kryeministri Kurti nuk e do Asociacionin por do ta zbatojë meqë e ka pranuar.
Ymeri thotë se para nevojës për të qëndruar në pushtet Kurti duhet ta shoh interesin e vendit.
“Qëndrimet Kurti nuk i ka siç i ka pasur, ai ka ndryshuar në secilën pikë VV-së së kaluar diku për mirë e diku për keq. Asociacionin nuk e do Kurti por do ta zbatojë meqë e ka pranuar. Kurti e ka pranuar tash është koha e zbatimit, kryeministri duhet ta vë përpara interesin e vendit më shumë se sa nevojën për të qenë në pushtet”, theksoi Ymeri.