Maqedonci shpreh ngushëllime për vdekjen e ushtarit të KFOR-it në aksident

11:15 | 25 Tetor 2023
maqedonci-shpreh-ngushellime-per-vdekjen-e-ushtarit-te-kfor-it-ne-aksident

Gjatë ditës së djeshme në një aksident rrugor humbi jetën tragjikisht pjesëtari i KFOR-it italian, Claudio Caddedu.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  u ka shprehur ngushëllime familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre.

“Me dhimbje të madhe shprehi ngushëllimet e mija familjes Caddedu, ministrit Crosetto dhe gjithë ushtarakëve të KFOR-it të cilët humbën pjesëtarin e tyre”, ka shkruar Maqedonci në Facebook./Front Online

Komento: