
Dy persona janë therur me thikë pas mesnatës në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tregoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal në qytet.
“Dy të dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë ende në arrati. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve dhe ndërmarrjen e veprimeve që zbardhin rrethanat e rastit”, tregoi Gashi.