
Gjendja e minatorëve të Trepçës po vazhdon të përkeqësohet.
Vetëm sot për në Emergjencën e Mitrovicës janë dërguar dy minatorë.
Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, kryetari i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi.
“Greva është duke vazhduar. Gjendja për momentin është shumë e rëndë. Tani dy apo tre persona deri tash kanë kërkuar ndihmë mjekësore në urgjencën rajonale në Mitrovicë, gjendja po shkon duke u përkeqësuar. Numri i minatorëve që janë ën grevë është 710, pra 710 punonjës të ndërmarrjes “Trepça”me flotacion janë në grevë”, ka thënë ai për Front Online.
Ai, ka treguar se pak minuta më parë janë takuar me menaxhmentin, por se ka thënë ky takim për ta ka qenë fyes, e kërcënues.
“Para 20 minutave ne sapo u kthyem nga një takim që patëm me menaxhmentin, por ky takim ishte injorues, fyes, mohues ndaj neve, e deri diku edhe kërcënues, mirëpo neve na mbetet që të jemi stoik në qëndrimet tona dhe kërkesat tona. Mënyra, qasja e komunikimit, jeni vonuar 15 minuta, nuk më ke ardhë me kohë. Unë kam prit që katër ditë me ardhë para minatorëve ata nuk kanë ardhë me tregu pas vlera njerëzore e humane. Ata nuk kanë gjet kohë me ardhë që katër ditë, e i kqyrke 15 minuta tonë që për shkak të procesit teknik që ne kemi qenë në minierë dhe nuk kemi mujt me mbërri me kohë e ai i kqyrke 15 minuta”, është shprehur Jonuzi, për Front Online
Jonuzi, ka shtuar se greva do të vazhdojë deri në realizmin e kërkesave të tyre.
Sipas tij për këtë mosintervenim dhe mosidalogim me minatorët dikush duhet të mbaj përgjegjësi.
“Greva do të vazhdojë deri ën realizimin e kërkesave, në të kundërtën ne do të qëndrojmë dhe do të mbesim stoik. Gjendja është shumë e rëndë, dhe dikush duhet të mbaj përgjegjësi për mosintervenim ose mosdialogim me minatorët”, ka shtuar Jonuzi për Front Online.
Ndryshe, sot është dita e tretë që kur kanë hyrë në grevë minatorët e “Trepçës”.
Kjo grevë vjen pasi kërkesat e tyre nuk janë plotësuar, si realizimi i pagës mujorë me kohë, sigurimi shëndetësor e shkarkimi i Menaxhmentit dhe përmirësimi i kushteve të punës./Front Online