​Arrestohet një person i kërkuar për dhunë familjare në Kaçanik

15:18 | 27 Tetor 2023
​arrestohet-nje-person-i-kerkuar-per-dhune-familjare-ne-kacanik

Policia e Kosovës në Kaçanik më 26 tetor 2023, rreth 11:00 në fshatin Duraj, kanë ndaluar, e më pas kanë arrestuar personin K.S. (26), pasi i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej 60 ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: