
Sot (e premte) është përmbyllur Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se Republika e Kosovës edhe një herë konfirmoi fuqishëm vendosmërinë e saj në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe në NATO.
Maqedonci ka theksuar se kjo rrugë padyshim bëhet në bashkëpunim me partnerët tanë, ndaj të cilëve është dëshmuar besueshmëri e plotë në marrëdhëniet tona.
“Paqja dhe siguria janë të domosdoshme për secilin dhe për të gjithë ne. Në funksion të shërbimit ndaj paqes do të jetë edhe forcimi i ushtrisë së Republikës. Falënderoj të gjithë partnerët me të cilët kemi rrugëtuar dhe do të rrugëtojmë së bashku!”, u shpreh ministri Maqedonci.