
Dy persona janë arrestuar në Lipjan.
Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete duke pësuar lëndime trupore.
Po ashtu, gjatë incidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një mashkull kosovar i mitur.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Gadime, Lipjan 27.10.2023 – 12:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete duke pësuar lëndime trupore. Po ashtu, gjatë incidentit lëndime trupore ka pësuar edhe një mashkull kosovar i mitur. Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit janë dërguar në mbajtje./Front Online