Vdes një person në Gjakovë, u rrokullis me traktor derisa ishte duke punuar

09:12 | 28 Tetor 2023
vdes-nje-person-ne-gjakove,-u-rrokullis-me-traktor-derisa-ishte-duke-punuar

Ka vdekur një person në Gjakovë pasi është rrokullisur me traktor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Orize, Gjakovë 27.10.2023 – 11:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar tokën, dyshohet se nga pakujdesia është rrokullisur me traktor dhe si pasojë ka humbur jetën. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”. /Front Online

Komento: