I vodhën orenditë, në derën e objektit i lanë edhe një mbishkrim kërcënues

10:51 | 28 Tetor 2023
i-vodhen-orendite,-ne-deren-e-objektit-i-lane-edhe-nje-mbishkrim-kercenues

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Gjakovë.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se të premten në ora 11:20 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë një qytetar ka raportuar se person-a të panjohur nga depoja e tij e biznesit kanë vjedhur një sasi të mobileve të ndryshme me vlerë të konsiderueshme, ndërsa në derën e objekti është vërejtur edhe një mbishkrim kërcënues.

Policia bën të ditur se rasti është në procedurë hetimore./Front Online

Komento: