
Ngjarjet e paralajmëruara për sot:
09:00
Mbahet procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)09:00
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban takimin e radhës. (Objekti i KGjK-së)
10:00
Mbahet marshi sensibilizues në luftën kundër kancerit të gjirit me moton ” Zbulimi i hershem, mbijetesë”. (Sheshi “Adem Jashari”, Ferizaj)10:00
Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK mban protestë, kundër tenderimit të këtij sektori. (Para zyrave qendrore të KEK-ut, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Punëtorët e KRM “Pastërtia” Ferizaj protestojnë për rritjen e pagave. (Para Kuvendit Komunal, Ferizaj)11:00
Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
13:15
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
13:30
Programi i BE-së për Sektorin e Drejtësisë në Kosovë mban takimin e dymbëdhjetë të Komitetit Drejtues. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
13:30
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)
14:00
Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve të sektorit privat mbajnë takim të jashtëzakonshëm lidhur me marrjen e vendimit për fillimin e protestave dhe grevave për rritjen e pagave. (Zyrat e Sindikatës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
14:40
Kryeministri Albin Kurti, pret në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Mediet mund të marrin pamje vetëm në oborrin e Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
18:00
Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e autorit Gani Kosumi. (Ateliea përballë Sallës së Kuqe, Pallati i Rinisë)
18:00
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) shënon 21-vjetorin e themelimit dhe të veprimtarisë në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve vendore. (Hotel “Amazona”, Magj. Prishtinë -Mitrovicë)
18:00
Hapet ekspozita “Mbijetesa e sportit të Kosovës 1991-1999” e Gani Kosumit. (Salla e atelesë, Pallati i Rinisë, Prishtinë)18:00
Mbahet ceremonia e lansimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)