Von der Leyen: Nëse Mali i Zi përmbush kushtet për anëtarësim në BE, atëherë nuk është nevoja të presim 2030-ën

12:03 | 31 Tetor 2023
von-der-leyen:-nese-mali-i-zi-permbush-kushtet-per-anetaresim-ne-be,-atehere-nuk-eshte-nevoja-te-presim-2030-en

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se zgjerimi i Bashkimit Evropian është në krye të prioriteteve të KE-së dhe se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së edhe para vitit 2030, transmeton FrontOnline.

“Unë e di se sa të përkushtuar janë qytetarët e Malit të Zi për t’iu bashkuar BE-së. Kemi kënaqësinë të ndihmojmë që kjo të ndodhë,” tha Von der Leyen në konferencën për shtyp pas takimit me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq.

Ajo theksoi se Mali i Zi ka qenë prej kohësh vendi që ka bërë më shumë përparim në rrugën e tij drejt BE-së.

“Më vjen mirë që jeni të vendosur ta ruani atë pozicion”, tha Von der Leyen.

Von der Leyen tha se Mali i Zi tani duhet të fokusohet plotësisht në procesin e pranimit në BE.

E pyetur për qëndrimin e Milatoviqit se Mali i Zi mund të anëtarësohet në BE edhe para vitit 2030 dhe sa është realist, ajo theksoi se është e mundshme nëse plotësohen kushtet./FrontOnline/

Komento: