Hill: Ka kohë që propozimet janë në tavolinë, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë ujdi sa më shpejt

14:48 | 31 Tetor 2023
hill:-ka-kohe-qe-propozimet-jane-ne-tavoline,-kosova-dhe-serbia-duhet-te-arrijne-ujdi-sa-me-shpejt

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha sot se propozimi për normalizimin e marrëdhënieve “ka kohë që është në tryezë” dhe se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton FrontOnline.

“E shihni, shumë po ndodhin në botë dhe unë mendoj se në aspektin e dialogut, marrëveshja duhet të arrihet siç tha Lajçak – sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne e dimë se elementët e marrëveshjes kanë qenë në tryezë. Kanë të bëjnë me Asociacionin, kanë të bëjnë me shkallën më të madhe të internizimit që po kërkon Kosova”, tha Hill.

“Pra, gjithçka është mjaft e qartë. Këto elemente janë diskutuar për një kohë të gjatë, por ato u theksuan veçanërisht gjatë takimit të Ohrit. Është vërtet koha për të përshpejtuar dhe për të ecur përpara,” u tha Hill gazetarëve kur u pyet nëse SHBA dhe BE kishin vendosur afati përfundimtar për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit./FrontOnline/

Komento: