Limaj: Kam dashur të bëhem jurist por ngjarjet në vend kanë bërë të zgjedhë politikën

16:54 | 31 Tetor 2023
limaj:-kam-dashur-te-behem-jurist-por-ngjarjet-ne-vend-kane-bere-te-zgjedhe-politiken

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se përcaktimi i tij për profesion ishte të jetë një jurist dhe në atë drejtim ka filluar studimet, por ngjarjet e atëhershme në vend e kanë bërë të zgjedhë politikën.

“Përcaktimi jetësor i joni nuk ka qenë i zgjedhur politika, rrethanat e tilla kanë qenë në Kosovë. Unë e kam dashur profesionin tim si jurist edhe si fëmijë e kam dashur dashur e jam orientuar në këtë drejtim”, ka thënë Limaj në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini.

Limaj ka thënë se profesioni i juristit është i jashtëzakonshëm dhe është profesioni “më i gjallë”.

“Kosova ka pak interpretues të ligjeve si jurist sepse çdo shkronjë në ligj, çdo nen është i gjallë”, ka thënë tutje ai.

Deputeti është shprehur se juridikun e ka shfrytëzuar edhe në politikë.

Komento: