Arrestohen 51 persona me urdherësa të gjykatave në Pejë

15:21 | 01 Nëntor 2023
arrestohen-51-persona-me-urdheresa-te-gjykatave-ne-peje

Stacionet Policore, pranё Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, gjatё muajit tetor 2023, kanё realizuar urdhёresat e Gjykatёs ndaj personave tё kërkuar.

Gjatё muajit tetor janё arrestuar pesёdhjetё e njё (51) persona tё dyshuar.

Personat e arrestuar, tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale disa nga ta janё dёrguar nё vujatje tё dënimit nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa disa nga ta janё dёrguar në seanca gjyqёsore, dhe pasi kanё bёrё pagesën e dënimit (gjobёn) janё liruar.

Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, do tё vazhdoj me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga Gjykatat kompetente./Front Online

Komento: