Bashkëshortja e Rexhep Selimit: Rexha dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në Hagë

23:35 | 05 Nëntor 2023
bashkeshortja-e-rexhep-selimit:-rexha-dhe-te-tjeret-po-mbahen-padrejtesisht-ne-hage

Shqipe Selimi-Rexhepi me rastin e 3-vjetorit të arrestitimi të ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se bashkëshorti i saj Rexhep Selimi dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti Kryeparlamentarin Konjufca, Nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Kryetaren e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, Sekretarin e LVV-së Rama, deputetin Zyba dhe bashkëkombasit tanë nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari, deputetin Halil Snopçe dhe Bekim Qokun.

“Sot bëhen tri vite që Rexha po i mungon familjes miqve kolegëve bashkpunetorëve dhe gjithë Kosovës, ashtu siç edhe të gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen padrejtësisht në Dhomat e Paraburgimit të gjykatës speciale në Hagë. Me këtë rast, falënderoj shokët bashkpunëtorët dhe bashkaktivistët të cilët, ashtu si shumë herë me parë na vizitojnë dhe na respektojn.”, ka shkruar ajo.

Komento: