Maldini pritet të befasojë me skuadrën që pritet t’i bashkohet

22:45 | 10 Nëntor 2023

Maldini pritet t’i bashkohet Al-Ittihadit.

Paolo Maldini mund të rikthehet në futboll, pasi pritet të marr rolin e drejtorit sportiv në klubin Al-Ittihad.

Sipas Fabrizio Romano, ish-kapiteni legjendar i Milanit është kandidati kryesor për të marrë postin e Al-Ittihad, shkruan lajmi.

Maldini ka mbetur i papunë që nga largimi i tij nga Milani, ku ishte drejtor teknik, në fund të sezonit 2022-23.

Gjatë kohës së tij si drejtor në “San Siro”, Maldini krijoi një lidhjeje të rëndësishme midis skuadrës së parë dhe bordit të drejtorëve.

Ai njihej gjithashtu si motivuesi kryesor i skuadrës, duke edukuar lojtarët për rëndësinë e përfaqësimit të Milanit.

Prioriteti i Al-Ittihad është gjetja e një trajneri të ri, pasi Nuno Espirito Santo u shkarkua të mërkurën.

Komento: